Vllaznia- Laçi, ja kush është “fotoja e ditës”

Ndeshjet e futbollit janë padyshim edhe një arenë përlasjesh, emocionesh por edhe drithërimash.

Këto gjëra pasqyrohen shpeshherë kryesisht përmes videove por nga ana tjetër, jo më pas mbesin edhe fotoreporterët.

Ata çfarë fokusojnë në celuloid mbesin në memorien e të gjithëve, konsiderohen më pas edhe historike.

Për këtë arsye, u ndalëm tek ndeshja e fundit, ajo Vllaznia- Laçi, luajtur dje në stadiumin “Loro Boriçi”.

Fotoreporteri i njohur Gjon Gjeka ka qenë i pranishëm me aparatin e tij në këtë ndeshje dhe ka fiksuar momente të ndryshme të lojës.

“Shkodra Sport” ka përzgjedhur “foton e ditës” këtë të mëposhtmen. Një ndërhyrje spektakolare e mbrojtësit Renato Malota ndaj sulmuesit laçian Reginaldo, mund të ketë rezultuar vendimtare për Vllazninë.

Vëreni mënyrën si ka ndërhyrë mbrojtësi kuqeblu dhe padyshim që kjo foto meriton një “bravo”.

Ashtu si ndërhyrja e Malotës. Padyshim që ky është futbolli, ky është arti i fotografisë.
© shkodrasport.com

TE TJERA

spot_img