Aksident tragjik në Kurbin, 3 viktima

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e tre të rinjve ndodhi këtë të martë në fshatin Adriatik të Kurbinit.

Makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë ka rënë nga ura gjatë lëvizjes, ndërsa trupat e tre të rinjve ndodhen brenda. Për pasojë dyshohet se viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, si dhe identiteti i viktimave.

Nga hetimet e para dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur të frenojë në kohë. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti

Vizion Plus TV

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Digjet një shtëpi në lagjen “Skënderbeg”, shpëton e moshuara 90-vjeçare

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00...

Marjan Ndershtiqaj: Strukturat e PS në ZAZ2, familja ime e dytë

Marjan Ndershtiqaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë...

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: U gjobitën 2 subjekte

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje...