Dua Lipa nis xhirimet e videos së këngës “One Kiss”

Dua Lipa ditë më parë solli këngën më të re në bashkëpunim me Calvin Harrisin.

“One Kiss”, titullohet kënga më e re e dyshes, të cilën e kanë sjell pa video. Por, duket se këngëtarja shqiptare ka filluar me xhirimet e klipit pas sukseseve që po arrin kënga me Harrisin.

Ajo përmes një mesazhi të ndarë në llogarinë personale në Instagram ka zbuluar se është duke punuar në videon e këngës.

“One Kiss video”, ka shkruar ndër të tjerash 22-vjeçarja, që jeton dhe vepron në Londër.

Theksojmë se këngën e realizuar në fillim të muajit prill është dëgjuar mbi 32 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Dua gjatë verës së këtij viti do të mbajë një koncert në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...