Mos bëni llogari, vetëm ai lart e di kush bie nga Superiorja!

Kamza bëri detyrën të shtunën dhe fitoi me Lushnjën, ndërkohë që tanimë diferenca me Vllazninë dhe Teutën ka shkuar në katër pikë.

Durrsakët janë ekipi që ende nuk e kanë luajtur ndeshjen me verdhejeshilët, ndryshe nga rivalët që i kanë arkivuar pikët maksimale me skuadrën e Ilir Gjylës.

Deri në fund gara për mbijetesë do të jetë mjaft e fortë dhe kalendari u rezervon të tria ekipeve përballje shumë të forta.

Nëse shihet kalendari i gjashtë ndeshjeve të mbetura për të tria ekipet, shikohet shumë mirë se nuk ka një ndeshje ku mund të merren lehtë pikë.

Kjo javë e vërtetoi më së miri, teksa Vllaznia nuk e shfrytëzoi dot faktorin fushë dhe u mposht nga Luftëtari në shtëpi.

Presioni sa vjen e shtohet te të tria skuadrat, por kjo javë është shumë e rëndësishme, pasi Teuta e Kamza përballen në ndeshjen direkte në stadiumin “Niko Dovana”.

Skuadra periferike e kryeqytetit fazën e dytë ka marrë pikët e plota në Durrës, ndërsa këtë herë edhe një barazim do t’i bënte shumë punë, pasi do ruanin diferencën me “djemtë e detit”.

Vllaznia në krahun tjetër luan sërish në shtëpi me Laçin, ekip ky që në tri takimet e para i ka mundur shkodranët dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për skuadrën e Ernest Gjokës.

Javët në vazhdim ofrojnë sfida mjaft të forta sërish për ekipet që luajnë për mbijetesë, teksa ndeshen me skuadra që kërkojnë Europën, ndaj se kush do të qëndrojë në elitë vetëm Zoti lart e di, edhe pse në vendin tonë flitet për ekipe që bëhen “kurban”.

Vjet kishte teori të shumta, madje edhe nga ato që Laçi do merrte 200 mijë euro për të rënë nga Superiorja. Një legjendë urbane që përfundoi me Tiranën në Kategorinë e Parë.

NDESHJET E MBETURA TË KAMZËS
Teuta-Kamza; Kamza-Luftëtari; Vllaznia-Kamza; Kamza-Flamurtari; Kamza-Laçi; Partizani-Kamza

NDESHJET E MBETURA TË VLLAZNISË
Vllaznia-Laçi; Flamurtari-Vllaznia; Vllaznia-Kamza; Partizani-Vllaznia; Vllaznia-Kukësi; Skënderbeu-Vllaznia

NDESHJET E MBETURA TË TEUTËS
Teuta-Kamza; Partizani-Teuta; Teuta-Kukësi; Skënderbeu-Teuta; Teuta-Lushnja; Laçi-Teuta

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...