Emri i ri për Kombëtaren, Shqipëria duhet të rrëmbejë lojtarin e Zvicrës

Shqipëria ka shumë talente në botë. Një ndër shtetet që është kthyer në oaz për lojtarët me origjinë shqiptare është Zvicra.

Brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve në Zvicrës vazhdon të prodhojë talente. Disa prej futbollistëve me

origjinë shqiptarë kanë preferuar të zgjedhin Kombëtaren e Zvicrës, por disa prej tyre kanë zgjedhur Shqipërinë dhe Kosovën.

Federata Shqiptare e Futbollit bën shpesh zbore në shtetin helvet për të rekrutuar sa më shumë futbollistë dhe të njihen me disa prej tyre.

Eduasportin.com sjell një tjetër kandidat për grupmoshat e Kombëtares shqiptare. Fjala është për mesfushorin Rijad Saliji.

Lojtari është 19 vjeç dhe luan në ligën e dytë në Zvicër me ekipin e Winterthur-it. Saliji ka lindur në qytetin e Winterthur-it dhe e ka nisur futbollin në vendlindjen e tij.

19-vjeçari ka merituar dhe thirrjen nga Kombëtarja U-17 e Zvicrës. Ai e ka pranuar dhe ka zhvilluar dhe 2 ndeshje me fanellën e kombëtares helvete.

Shqiptari ka luajtur 55 minuta nën flamurin e Zvicrës më pas nuk është thirrur më nga ky shtet. E veçanta e tij është se ka luajtur dhe kundër Shqipërisë U-17.

Në ndeshjen e luajtur më 22 tetor të 2015, takim ky që u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të zviceranëve.

Saliji nuk është grumbulluar më nga Zvicra dhe karriera e tij ka vijuar në ligën e dytë zvicerane. Lojtari ka luajtur në 8 ndeshje këtë sezon, 4 si titullar dhe 4 është futur si zëvendësues.

Ai ka qëndruar 10 ndeshje në stol. Lojtari është i lirë për momentin dhe ka potencialin e duhur për t’u afruar dhe në ekipet tona kombëtare.

Mosha e tij e re mund të bëjë që të luajë me Shqipërinë U-21. Saliji ka patur dhe një takim me lojtarin tjetër me origjinë shqiptare Taulant Seferi.

Ata kanë pozuar me njëri-tjetrin, pasi janë ndeshur në fitoren e Winterthur-it 2-0 kundër ekipit të Wohlen-it, shqiptarit tjetër. /EDS

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...