8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje

Bajrami 7 vjeç dhe Erjola 8, janë dy fëmijë mjaft të zgjuar, që jetojnë në kushte të tejskajshme të mjerimit.

“Jetoj me babin, me vëllain, dhe me nusen e xhaxhait të babit, mami jeton në Kosovë, na ka lënë” thotë Erjola për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24.

Pjesa më e bukur e ditës së saj është shkolla dhe detyrat që bën pas mësimit. Kur e pyet se çfarë bën babai i saj për të, ajo nuk i përmban lotët. “Na blen gjëra babi,” thotë e përlotur. I ati, Agimi është pika e dobët e Erjolës. “Babi na ka rritur, na ka ushqyer”.

Agimi nuk ka mundësi t”ua plotësojë kushtet dy fëmijëve të tij të mitur, as bukën e përditshme. “Kam pasur probleme me nusen, ajo mi mori fëmijët u largua. Pas dy muajsh arrita t”i marr fëmijët e mi. IshA në një gjendje depresioni.

Kam rreth 2 vjet që i mbaj unë fëmijët, vetëm i ushqej se mundësi tjetër nuk kam. Nuk kam mundësi të tjera, të kemi drita, të kënë rroba. Kërkojnë rroba dhe lodra se shikojnë të tjerët, unë nuk e përballoj dot,” thotë Agimi. Më tej shton se nuk ka pasur mundësi t”u blejë fëmijëve librat e shkollës.

“Fëmijët më kërkonin librat, lekët i gjeta diku. Librat i bleva pas 4 ditësh, fëmijët u trembën se gjithë nxënësit i kishin librat, vetëm fëmijët e mi shkonin në shkollë pa libra” shprehet i dëshpëruar Agimi. “Blej ushqime me listë, i shlyej në fund të muajit”

Edhe pse fare të vegjël ato nuk i kërkojnë asnjeherë babait me tepër se çmund të përballoji ai. “Janë të zgjuar vetë fëmijët nuk kërkojnë gjëra tepër që janë jashtë mundësive” thotë Agimi.

“Çokollatat nuk i hamë shumë ngaqë na dhemb barku, vetëm në ditëlindje na ka thënë babi më kërkoni, edhe unë atëhërë i kërkoj babit që të na i festojë”. Erjola ka edhe probleme me shëndetin. “Ka probleme në bark, nuk kam pasur mundësi ta operoj,” thotë i ati. Në këtë panoramë mjerimi, iu është gjendur Hajrija,nusja e

xhajes së Agimit, edhe pse 60 vjeçe ajo përpiqet çdo ditë t”ua lehtësojë sadopak vuajtjet dhe mundimet. “Kam rrit 7 jetimë për vete. Ushqimi është gjithmonë i pakët, në darkë fëmijët

kërkojnë të ëmën e tyre. Rri hallë këtu të strukemi tek gjiri yt më thonë. Unë qaj, më keq është se na mungon edhe buka e gojës, kur të kërkon fëmija bukë çfarë ti japësh?” thotë gruaja që është bërë si nënë e dytë për Erjolën dhe Bajramin e vogël.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...