Kërcënimi ndaj Ramës/ Tahiri shfaqet i nervozuar në ‘Opinion’

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten në darkë, gjatë një lidhje live për emisionin Opinion, është shprehur me tone të nxehta ndaj pyetjeve të drejtuara nga të ftuarit në panel.

Pyetja e drejtuar nga profesor Mark Marku nëse e dinte se cfarë do të thotë detyra e ministrit, ka qenë momenti që ka nervozuar ish-ministrin Tahiri në lidhjen live për ‘Opinion’.

Ish-ministri u shpreh më tej se deklarata e tij ka ndoshta një mungesë etike në këto çaste, por ato që thuhen rreth tij nuk kanë lidhje me të.

Tahiri tha se askush nuk mund të shesë moral, për më tepër Saliu dhe Luli.

Ai deklaroi se nuk ka arsye të kërcënojë askënd, pasi ai ka një betejë me të vërtetën.

Tahiri: Unë se kuptoj se pse hidhni faji në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun. Për hir të respektit të drejtësisë, pasi unë jam nën hetim. Por kjo nuk do të thotë se saliu dhe luli do më bëjnë gjyqin moral. Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq.

Nëse unë jam një bir nëne që kam gjashtë muaj që duroi lloj lloj akuzash dhe shpifje në kurrizin tim. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë lloj lloj bij kurvash në daç po ta them që vuajnë varfërinë e këtij vendi.

“Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”.

Me këto fjalë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e mbylli prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit ditën e sotme.

Kjo është e dyta herë që Tahiri, ka përdorur shprehjet e kryeministrit Edi Rama për të reaguar në media.

Herë e parë ishte kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, dhe në një dalje për mediat para se Këshilli i Mandateve të mblidhej për të vendosur për të, Tahiri u shpreh se “nuk keni parë gjë akoma”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...