A do të ketë koalicion PD-LSI? Ja përgjigjia e Palokës/ Pse statuti i PD nuk parashikon dorëheqjen e Bashës…

“Nuk ka ende vendim për daljen bashkë në zgjedhje të PD-së dhe LSI-së”, u shpreh mbrëmjen e sotme Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Ai tha se nuk ka ende një hap zyrtar, por ka nevojë për një front opozitar për të përmbysur këtë qeveri.

“Është e domosdoshme. Nevojitet bashkimi i të gjithë forcave opozitare.

Rama është vetëm sot, s’ka as analistët tashmë, 2-3 kokrra ka tani, s’ka të tjerë më dhe veç këta e mbrojnë në media. Ne do studiojmë dhe gjejmë formulën më të mirë që do na çojë në fitore. Personalisht mendoj se bashkëpunimi është i domosdoshëm”, tha Paloka në studion e Report TV.

Ai gjithashtu kritikoi Jozefina Topallin dhe Arben Imamin, të cilët përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit bënë thirrje të mos votohej Lulzim Basha.

Sipas tij, kjo nuk mund të bëhej nga dy zyrtarë të lartë demokratë, ndërsa me këtë argumentoi pse PD nuk do parashikojë në statut dorëheqjen e kryetarit nëse humbet zgjedhjet.

“Brenda gjithë kohës në PD do ketë luftë që t’i zënë vendin Bashës apo kujto që do jetë. Atëherë i bie që të mos punojnë ose të punojnë kundër që t’i bëjnë gropën atij.

U ngritën dy zyrtarë të PD (Topalli dhe Imami) dolën dhe thanë të mos votohet Parti Demokratike. Po pse bëhet kjo? Si mund të dalësh dhe të bësh thirrje mos voton PD-në se unë s’dua Lulzim Bashën”, tha Paloka.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe momentin kur në seancën e fundit parlamentare shkuli një monitor televizori dhe tentoi ta hedhë në drejtim të kabinetit qeveritar.

Në studion e Report Tv, Paloka e cilësoi si një moment kur iu errën sytë, për shkak të sjelljes dhe provokimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati ndaj deputetëve të opozitës.

“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment. Ministri i Jashtëm i fshehur pas Gardës që qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës. Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt…”, tha Paloka.

© SYRI.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...