FOTO/ Superliga, këto janë ndryshimet në renditje pas javës së 29-të

Java e 29-të ka qenë një javë e mbushur me ngjarje. Tashmë është zyrtarizuar lufta për mbijetesë e Kamzës.

Ndeshja e javës mes Teutës dhe Vllaznisë ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të bregdetarëve. Të dyja ekipet janë me nga 33 pikë dhe do të zhvillojnë një betejë të fortë deri në fund.

34 pikë është Kamza që u mund nga Skënderbeu, megjithëse pretendoi për një penallti në fund. Flamurtari ka dalë nga kriza me një fitore pas 2 muajsh në Lushnje.

0-2 ishte një fitore qetësie për vlonjatet, që gjithsesi janë aty dhe një fitore javës që vjen ndaj Teutës i çon në luftë për Europë.

Ndeshja e javës mes Kukësit dhe Partizanit përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të verilindorëve. Guri ishte heroi takimit me 3 gola të shënuar.

“Të kuqtë” i janë larguar shumë vendit të dytë dhe do të luftojnë për ta mbajtur atë pozicion, pasi Luftëtari dhe Laçi janë aty.

Gjirokastritët bën rokadë në renditje me Laçin sepse e mundën në fushën e tyre 2-1.

Ky kampionat ka shumë të panjohura, përveç njërit, shumë shpejt Skënderbeu do të jetë kampion.

© SYRI.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...