Shmanget tragjedia në Itali, polici shpëton shqiptaren me fëmijën

Është shmangur një tragjedi e vërtetë. Ndërhyrja në kohë nga një punonjës policie ka bërë që të shpëtohet nga vdekja një grua shqiptare, bashkë me fëmijë disa muajsh.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Komo, Itali.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, rreth orës 17:50 minuta të ditës së djeshme, në tentativë për të kaluar, një makinë që drejtohej nga një grua shqiptare 34-vjeçare, kishte mbetur mbi shina, shkruan SYRI.net.

Fatkeqësisht makina kishte mbetur mes dy barrierave të ngritura, për shkak se po vinte treni.

Situata dukej se do të bëhej e rëndë. Në makinat që ndodheshin duke pritur për të kaluar treni, ndodhej një punonjës policie, por që ishte jashtë orarit të shërbimit.

Duke parë makinën që kishte mbetur mbi shina dhe panikun e gruas, ai menjëherë kishte ndërhyrë.

Fillimisht ka njoftuar policinë, që të ndalohej treni, më pas ka nxjerrë nga makina gruan me fëmijën disa muajsh.

Pas këtyre veprimeve polici, kishte nxjerrë dhe makinën nga shinat me qëllim që të mos përplasej.

Nga ana tjetër, policia kishe njoftuar në kohë makinistin e trenit i cili kishte ndaluar duke pritur që situata të ishte e sigurtë.

Pas gjithë veprimeve, gruaja shqiptare bashkë me fëmijën shpëtuan e treni kaloi në mënyrë të sigurtë mbi shina.

Syri.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...