HYRJELAJMEKRONIKËPo bënte dru në mal, humb aksidentalisht jetën duke rënë nga shkëmbi

Po bënte dru në mal, humb aksidentalisht jetën duke rënë nga shkëmbi

Ka humbur jetën aksidentalisht teksa tentonte të bëntë dru në mal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e të premtes në fshatin Lemnush të Gramshit.

Një 44-vjeçar ishte duke kullotur lopën në vendin e quajtur “Përroi i Dobrenjt”, ku ndërkohë po përpiqej të bënte dru. Mësohet se ai ka rënë aksidentalisht nga shkëmbi, duke gjetur dhe vdekjen.

Kanë qenë familjarët e A. J, të cilët kanë lajmëruar policinë pasi i afërmi i tyre nuk kishte shkuar në shtëpi. Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm.

Top Channel

TE TJERA

spot_img