Mbijetesa në Superiore, Vllaznia “distancohet” nga Teuta

Vllaznia ka marrë një fitore me shumë vlera këtë të shtunë, në atë që shënoi edhe nisjen e fazës së fundit të Kategorisë Superiore (java e 28), teksa mposhti 4-0 Lushnjen e vendit të fundit.

“Kuqeblutë” e Shkodrës i janë falur “xhevahirit” të tyre Sukaj, i cili shënoi dy herë në portën e “lagunarëve” gjatë pjesës së parë, ndërsa Ribaj dhe talenti Pusi kompletuan “pokerin”, me nga një gol në secilën pjesë.

Për djemtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, ky është një tripikësh që u jep disi qetësi në këto javë të fundit të kampionatit, ku lufta për mbijetesë do të bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Shkodranët përfitojnë në këtë mënyrë edhe nga frenimi që i bëri Luftëtari, brenda në Gjirokastër, durrsakëve të Teutës, ndeshje e cila përfundoi me rrjeta të paprekura,

duke lënë “djemtë e detit” në zonën e ftohtë, ndërsa gjirokastritët shpërdorojnë një rast të mirë për t’u ngjitur në vendin e tretë, që të kualifikon në kupat e Europës vitin e ardhshëm.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...