Dom Ndoc Nikaj, kleriku i parë që krijoi lidhjen për fe e atdhe

Muaji qershor nuk mund të ikë pa kujtuar personalitetin e madh shkodran Dom Ndoc Nikaj. Në rubrikën e tij të njohur AMARCORD, Edi Rama dhe pse shumë i okupuar me fitoren e zgjedhjeve nuk ka harruar të kujtojë këtë figurë madhore shkodrane siç ishte Dom Ndoc Nikaj. Dhe në fakt jeta e tij ishte me të vërtetë frymëzuese për shkodranët dhe për gjithë Shqipërinë.

Dom Ndoc Nikaj ishte një prift katolik dioçezian, historian, veprimtar, atdhetar dhe autor i romanit të parë të shkruar në shqip. Titulli original i veprës së tij është : “Marzia e ksctenimi n’filles t’vet” (Marcia e krishtënimi në fillesë të vet).

Ky roman tregon historinë e martirizimit të Marcies, e cila pranon të kallet në dhe e vdekur pa dashur të mohojë Krishtin. Vepra ka gjatësinë e një nivele. Ai cilësohet si pararendës i Mihal Gramenos, i Milto S. Gurrës, i prozës së Foqion Postolit, Filip Papajanit, Mid’hat Frashërit, Ernest Koliqit, etj.

Dom Ndoc Nikaj ishte shumë i njohur dhe në bashkëpunimin që pati me Faik Konicën në gazetën e njohur “Albania”. Ai shkruan rregullisht artikuj me përmbajtje politike, shoqërore dhe atdhetare. Aty do të shkruajë me pseudonimin “Nakdomonici”…

Nikaj do të vijojë dhe me të tjera botime historike, por dhe libra këndimi e tekste të tjera mësimi për shkolla. Të botuara janë 30 vepra të gjinive e zhanreve të ndryshme, pa numëruar ato që i ka lënë në dorëshkrim.

Dom Ndoc Nikaj do të sillte të parën shtypshkronjë në Shkodër në vitin 1909. Dhe puna e parë që do bënte do ishte shtypshkrimi i fletores së vet që ishte fletorja e parë politike e botuar në shqip më 1910-ën me emrin “Koha”.

Një periodik, i cili gjithashtu do të botohet për 11 vite rresht, deri më 1921 me emra të tjerë “Bashkimi”, “Besa shqyptare” dhe “Zani i Shkodrës”. Kjo fletore shënon fillesën e botimit të librave në gjuhën shqipe në Shqipëri. Në një artikull të “Hylli i Dritës”, të vitit 1938, në 50 vjetorin e meshtarisë së tij shkruhet:

“…Shpìrt energjik e shqyptar në vështrimin e njimendtë të fjalës, D. Ndoc Nikaj kje nji nder ma të parët reakcjonarë qi ndieu me nji intensitet të këthellë nevojen e të perhapunit të gjuhës shqype.

Shkrimet e tija të shumëta nuk paten qellim tjeter veç me e rrajosë në zemren e popullit dashtnìn e gjuhës amtare…

Në vjetin 1892, në sà gjindej famulltàr në Shkrel, Emzot Doçi prej Oroshi rà në Shkrel, kû u formue ndermjet tyne nji lidhëje veprimi patriotike, qi mâ vonë dha fryte mjaft të dobishme për ngritjen e indipendencës s’onë kombtare. Kjo lidhëje kje thirrë “Lidhëja e msheftë per Fè e Atdhè”.

Kjo lidhëje e msheftë muer të hapun e dha mâ vone frytet e duehuna në rasen e kryengritëjes kundra Turkìs…”

Si shpërblim për të gjithë atë që bëri për kulturën, gjuhën, historinë dhe lirinë e kombit shqiptar Dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët në vitin 1946, në moshën 82-vjeçare me akuzën absurde të planeve për përmbysjen e qeverisë me dhunë.

Vdiq në burgun e Shkodrës 5 vjet më vonë, në janar të vitit 1951 duke lënë pas një vepër të lakmuar dhe një veprimtari të lëvduar letrare në të mirë të Shkodrës e gjithë kombit të vet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...