Kryemadhi: Rama të ikë, por nëse nuk e bën do e largojmë me “luftë”

Monika Kryemadhi ripërsërit se tashmë protestën në dorë e ka marrë populli dhe se opozita do të jetë në krah të tij.

Por, e pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte se si do të largohet Edi Rama, kryetarja e LSI-së e cilësoi normale largimin me “luftë”.

“Duhet të ikë vetë dhe nëse nuk e bën është gjëja më normale për ta larguar me luftë. Unë do të ndjek popullin nga pas”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi foli edhe për taksën e Rrugës së Kombit, si dhe protestën e opozitës.

Kryemadhi: Populli e detyroi opozitën që të bëhet pjesë e kësaj proteste, e cila deri dje mundohej të bëntë një opozite parlamentare, evropiane.

Reagimi nga pala tjetër ka qenë inekzistent dhe arrogancë e jashtëzakonshme. Nëse një shtëpi braktiset normal që kalimtarët dhe hajdutët do ta vjedhin, edhe ne kemi lënë pa zot rrugët spitalet, shkollat, etj, dhe po na çon kësaj llogjike që po bënë qeveria sot, që vendos taksa.

Sot çdo makinë shqiptare paguan tetë mijë lekë në vit për Rrugën e Kombit, është 35 milion euro në vit në total, pra paguajmë akoma të fshehur taksën Majko.

Populli po paguan nga viti 2002 deri më tani, akoma rrugën e kombit.

Kryemadhi: Edi Rama ka dështuar në luftën kundër drogës, në siguri dhe rend, në rritjen ekonomike.

Ka dështuar edhe në bashkëqeverisjen me qytetarët pasi i vendosi taksën qytetarëve dhe dështoi. Ky në fakt duhet të iki vetë dhe populli i

Kukësit i dha një mësim opozitës në radh të parë dhe sjellja e tij është kthyer në një diktator kriminal. Unë do ndjek popullin nga mbrapa, fjala politike mbaroi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...