VIDEO/ Shiste qirinj tek Kisha e Laçit, policët bëjnë për spital të moshuarën

Shiste qirinj tek Kisha e Laçit, për të fituar bukën e gojës, por i gjithë malli që nga dita e sotme i është sekuestruar nga policia.

Si të mos mjaftonte, gruaja që kishte zgjedhur kishën e “Shna Ndoit” për të shitur qirinj, është dhunuar nga policët bashkiakë, pasi ka bërë rezistencë për të mos lëshuar mallin.

Nga shtrati i spitalit, në një prononcim për News 24 e moshuara tregon se ka dashur të hipë në furgonin e polcisë bashkë me mallin, të cilin e kishte marrë borxh e nuk donte ta humbte, por policët e kanë shtyrë e dhunuar.

“Kam qënë tek kisha kur erdhi policia dhe na tha të largohemi. Ne nuk u larguam dhe unë si gjithë të tjerët. Më morën arkën e qirinjve, më thanë këto i morëm ne, nuk ke për të shit më. I thashë që qirinjtë i kam marrë borxh e nuk kam paguar lekë,

ndaj më merrni edhe mua bashkë me qirinjtë. Shkova me hy në makinën ku futën qirinjtë.

Kjo është makinë për mall, më thanë, më shtynë me forcë rashë pa ndjenja. Vetëm kur e pashë veten në spital. Më shtynë që të mos hypja në makinë”,- tregon gruaja e moshuar.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...