SHQIPËRIA U-19 MIQËSORE ME KOSOVËN NË “LORO BORIÇI”

Stadiumi i Shkodrës do të jetë mikpritës i një ndeshjeje miqësore që do të zhvillojnë ekipi Kombëtar U-19 e femrave,

të cilat janë të drejtuara nga trajneri Nevil Dede, ai ka filluar ditën e dielë grumbullimin e radhës në qytetin e Durresit, për të përgatitur ndeshjen miqësore me ekipin kombëtarë të Kosovës.

Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet në datën 4 prill, ora 12:00, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Trajneri Dede ka grumbulluar plot 23 futbolliste, të cilat do të jenë në vëzhgimin e tij dhe të stafit teknik, për t’u bërë më pas pjesë e ekipit përfaqësues të femrave për Shqipërinë U-19 dhe më pas në Kombëtaren A.

Grupmosha e tyre është e datëlindjes 2000-2001-2002-2003, ku shumica e futbollisteve janë nga kampionati ynë.

Pjese e kesaj liste jane edhe disa futbolliste shkodrane. Duke filluar nga Denada Avullija e Vllaznise, Elsaida Muçejani e “Juban Danja” si dhe Armela Tukaj e “AAS”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...