Rama për opozitën: Përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë

435

Një ditë pasi opozita paralajmëroi protesta dhe mosbindje civile, Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në facebook thotë se synojnë të bllokojnë negociatat me BE si dhe synojnë ti ikin drejtësisë së re.

Po sipas tij, qeveria Berisha kishte planifikuar ta bënte pagesën për Rrugën e Kombit 8-9 Euro.

Statusi i tij i plotë në facebook mëngjesin e sotëm

Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU!

Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin

Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë!

Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!