Ushtrimi i terrorit në Kukes më kujtoi ’97-ën

Nga Erion Kristo

1. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme humbi besimin dhe mbështetjen time. Kjo grua me një fjalor më të kufizuar se pararendësi shikon vetëm atë që i thonë të shikojë, dhe jo ligjin.

2. Ministri i Brendshëm humbi besimin dhe mbështetjen time. Arrestimi i kuksianëve ka shkelje ligjore. Ushtrimi i terrorit në Kukës më kujtoi ‘97.

3. Ambasadori amerikan humbi mbështetjen dhe besimin tim. Herë tjetër, kur të flasësh për peshk matu mirë, se ne nuk jemi trupeshq. Erdhi prilli dhe s’kemi asgjë në tavë.

4. Ambasadori anglez humbi besimin dhe mbështetjen time. Ai u rreshtua krah qeverisë kundër popullit, pa bërë asnjë lloj analize.

5. Koncesionarët humbën respektin tim.

6. U bej thirrje gjithë intelektualëve të organizohemi për rezistencë.

7. U bej thirrje vlonjatëve që të bëjnë gati portofolet se rruga e Vlorës do bëhet me lekë shumë shpejt. Boll duartrokitët. Erdhi koha për mospranim.

8. Poshtë PPP-të! Të gjitha. Poshtë oligarkët e majmur me gjakun tonë!

9. Kush përpiqet të mposhtë shpirtin protestues të popullit, i kujtoj thënien lapidare: Kush ja fut popullit, në fund e ha.

10. Edhe disa media dje humbën shikimin tim. U kishte bërë shumë përshtypje bloza pas djegies.

11. Avokati i Popullit është person non gratta. Te ajo s’kam pasur asnjë ditë besim. Avokate e familjes nuk mund të ishte avokate e popullit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...