Ndeshja e djeshme ndaj Skënderbeut ka qenë shumë e rëndësishme për ekipin e Vllaznisë.

Aq më tepër fitorja e arritur e cila e lë ekipin shkodran sërish brenda objektivave të tij.

Dy golat e shënuar nga Ribaj kanë rezultuar deçiziv apo dhe rastet e krijuara kanë dhuruar shumë emocione.

Por në fakt 95 minutat e këtij takimi kanë patur brenda edhe disa momente të cilat kanë nervozuar jo pak stafin teknik, futbollistët por edhe tifozët e pranishëm në stadium.

Sidomos në rastin e minutës së 14-të të ndeshjes. Vucaj nis një top për Çinarin që është në pozicion krejtësisht të rregullt por anësori Enea Pashaj ngre flamurin duke e cilësuar offside.

Për rrjedhojë, kjo do të thotë se për të dytën herë rradhazi Vllaznia ndjehet e penalizuar nga arbitrimet.

Por nëse në

Kukës javën e kaluar pikërisht prej këtij arbitrimi ajo nuk mori pikë, këtë herë për fat, kuqeblutë u larguan nga fusha me tre pikë. Ata shpresojnë që në

9 ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit, të mos penalizohen më.

© shkodrasport.com

https://m.facebook.com/Digitalb/videos/1540581569373094/?locale2=en_US