Pas protestës në Rrugën e Kombit priten të nisin edhe arrestimet nga policia

Pas protestave në Rrugën e Kombit, që prodhuan përleshje mes tubuesve dhe policisë, por edhe shkatërrim dhe djegie të sportelit të vjeljes së taksës nga koncesionari, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri ka kërcënuar se të gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar,

ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike, duke paralajmëruar kështu për arrestime.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në

Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin!” – shkruan Rama.

Ndërkohë mësohet se Ministria e Brendshme ka nisur forca të shumta policie nga Tirana në drejtim të Kukësit,

aty po protestohet prej më shumë se 2 orësh kundër tarifës së qeverisë për kalimin në Rrugën e Kombit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Dritat më të mahnitshme të Krishtlindjeve nëpër botë

Në Krishtlindje, qytetet ndriçojnë, kopshtet publike janë të ngjyrosura...