“— Kurrgjâ nuk po na thue Pater Gjon, — tha persëri plaku. —

Komunizmi e demokracia janë krejt dy shejtana të kundërt dhe nuk mund aviten kurr bashkë.

Hori e pasaniku jeton veç me fitue, ndërsa komunizmi asht si ai djalli që kur rrin pa punë çohet e rrahë e mbytë femijët e vet.

Mjerisht ne na ka perfshî ky e na do të vuejm deri te na lshojë.

Ky nuk na lshon, por deri të vijë nji tjetër me e hjekë qafet…”

Atë Zef Pllumi, “Rrno për me tregue”

Rrno vetëm për me tregue është një libër i At Zef Pllumit i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese Hylli i Dritës.

Titulli në fjalë është vëllimi i tretë i Rrno vetëm për me tregue.

Vëllimi i parë është botuar në vitin 1995,

ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1997.

Redaktori i librit, sikundër edhe në dy vëllimet e para, është Aurel Plasari.