Në prag të festës së Pashkëve, Ipeshkëvi i Sapes Imzot Simon Kulli bekoj shtëpin e re të familjes Ndoci. Caritas Dioqezan Sapa ka gëzuar zemrën e një familjeje të tërë duke i bërë të mundur ndërtimin e shtëpisë së re. Familja e

Ndrek Ndocit nga Fshati Mabë, e përbërë prej 8 anëtarëve, tashmë do t’i gëzohen pa fund hyrjes në shtëpinë e re, e cila iu kishte

munguar prej shumë kohësh.

Me të dëgjuar vështirësit e kësaj familje, Caritasi mori masat në verifikimin dhe studimin e kësaj situate. Pas shumë

kërkimeve për ndihmë, më në fund, falë donatorëve bamirës u arrit ndërtimi i shtëpisë së kësaj familje. Punimet filluan që prej një viti, dhe fazë pas faze u përfundua plotësisht kjo shtëpi,

e cila u rindertua me të gjithë parametrat bashkëkohorë. E gjithë familja e Ndrek Ndocit tashmë shprehin edhe falenderimet e

përzemërta për të gjithë ato që kanë ndihuar Caritasin për këtë vepër bamirësie, e cila çoi në lehtësimin e vështirësive dhe krijimin e një jetese normale.