Një agjent shqiptar i FBI, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. BalkanWeb mëson se Hamdi Kosturi, 39 vjeç, ka ndërrruar jetë

një javë më parë në Tiranë si pasojë e një ataku kardiak dhe problemeve në mushkëri. Edhe pse me vite të tëra në karrierë në Policinë e Shtetit dhe kualifikime ndërkombëtare,

Kosturi ka mbajtur gjithnjë një profil të ulët në publik, kjo edhe për shkak të punës hetimore që ai kryente. Siç mund të shihni edhe në foto,

Kosturi ishte në mesin e agjentëve që shkatërruan pak javë më parë 7 bandat kriminale, që çonin emigrantë klandestinë nga

Shqipëria në Angli, SHBA e Kanada.

Vite më parë Kosturi ka emigruar në SHBA, atje ku kreu edhe studimet për agjent policie në radhët e FBI. Ai ishte agjent special i Shërbimit

Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS),

është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit.

Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave,

kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit. Agjentët Specialë të DSS-së të atashuar pranë Zyrave Rajonale të Sigurisë,

këshillojnë ambasadorët e ShBA-ve për çështjet e sigurisë, çështjet e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin ose zbatimin e programeve të sigurisë në mbarë botën).

Agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), konkretisht agjencia e Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve si dhe Dogana e

Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve. Sa i përket jetës private,

ai nuk ishte i martuar dhe nuk la pas fëmijë. Ministria e Brendshme një ditë më parë dha një dekoratë në nderim të tij të tërhequr nga nëna e motra.

(m.a/BalkanWeb)