2710 HA TOKË E PËRMBYTUR NË NËNSHKODËR, RËNIE MASIVE GURËSH NË FSHATIN KIR

494

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 2710 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

- PUBLICITET -

Njësia Administrative Dajç: 1010 ha.Janë mbi 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1100 ha.

Në fshatin Obot kalimi bëhet i mundur me makinat e larta të ushtrisë.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 320 ha tokë e përmbytur .

Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 140 Ha tokë.

Në fshatin Ças rrjedh uji nën argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar.

Janë 7 shtëpi të rrethuara nga uji.

Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë

ushqimore për gjënë e gjallë.

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha.

Në këtë rrugë ndodhen mbi 15 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.

Nevojiten: furnizimi me ujë të pishëm për banorët, pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Në këtë moment 11 persona janë të akomoduar në konvikt.

Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bërë të mundur edhe lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.

Nga ana tjetër kanë filluar të shfaqen problematika edhe në zonat malore për shkak të reshjeve të dëborës. Në fshatin Kir ka rënie masive dheu e gurësh që si pasojë kanë bllokuar rrugën.

Bashkia Shkodër po merr masat e nevojshme për të bërë të mundur kalimin.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

- PUBLICITET -