Të shtunën Vllaznia do të pres në Shkodër, Skënderbeun në një ndeshje shumë të vështirë dhe që do të vendosë shumë për objektivin e shkodranëve në këtë kampionat,

që është mbijetesa.

Për këtë arsye klubi ka vendosur të grumbullojë lojtarët dy ditë para ndeshjes dhe të ndalojë të gjitha deklaratat e tyre për mediat.

Ndërsa deputeti Tom Doshi edhe këtë herë ka vendosur që të motivojë futbollistët për të arritur fitoren.

Ai ka vendosur premio, por shuma nuk dihet saktësisht edhe pse 5 mijë euro janë të sigurta.

Por, kjo shumë mund të jetë edhe më e lartë, pasi kundërshtari është mjaft i fortë.

Doshi ka vendosur të motivojë lojtarët me premio deri në fund të sezonit. /EDS/