FOTO/ Fabrika ushqimore në Shkodër, dosja në gjykatë

Prokuroria e Shkodrës kërkon arrest me burg për pronarin e fabrikës të falsifikimit të produkteve ushqimore së bashku me inxhinierin e fabrikës që vijon të jetë në kërkim.

Për dy punonjësit, organi i akuzës e ka parë të arsyeshme të kërkojë detyrim, paraqitje deri në mbyllje të hetimeve.

Ndërkohë arrest me burg, prokuroria ka kërkuar dhe për inspektorin dhe ish-inspektorin e AKU-së, të cilët u ndaluan sot nga policia.

Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjykatë falsifikatorët e prodhimeve ushqimore dhe inspektorë të AKU-së.

Një ditë pas zbulimit të fabrikës e cila prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, organi i akuzës thotë se  ka përfunduar hetimin dhe dërgoi

në gjykatë çështjen në ngarkim të disa shtetasve të akuzuar për veprën penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve

dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, parashikuar nga neni

288/a/2 të K.Penal si dhe po zhvillon hetime për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Prokurori i çështjes Astrit Halilaj hetoi dhe ngarkoi me akuza të veprave penale shtetasit:

-Gëzim Bala, i datëlindjes 28.05.1958 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”;

-Elis Bala, i datëlindjes 19.05.1992 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”;

-Hydajete Elbasani, e datëlindjes 03.07.1958 në Shkodër dhe banuese në lagjen “Partizani”;

Ndërkohë është shpallur në kërkim më datë 28.03.2018, shtetasi

Dritan Hoxha, i datëlindjes 14.10.1973 lindur dhe banues në Shkodër, inxhinier merceolog në subjektin “Kampion” shpk.

Prokurori Halilaj kerkoi të caktohet masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti me burg” ndaj personave nën hetim: Gëzim Bala dhe Dritan Hoxha (në mungesë).

Masa e sigurimit përsonal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personave nën hetim Elis Bala dhe Hydajete Elbasani për vepren penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, nga neni 288/a/2 të K.Penal, ndaj shtetasve;

Masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues“Arresti me burg” ndaj personave nën hetim Abdyl Bajraktari dhe  Adnand Gradeci për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...