Berisha: Ja pse nuk i vendosa taksë Rrugës së Kombit

Ish kryeministri Sali Berisha foli në Parlament për taksën për Rrugën e Kombit, për të cilën tha se në kohën kur ishte në pushtet u vendos që taksa të mos vihej, pasi është arterie e kombit.

“Po është e vërtetë që qeveria ime bën të gjitha studimet, asgjë s’ka të fshehtë këtu po është kaq e vërtetë që pas studimit u vendos që taksa të mos vihej. Vazhdojmë pak më

tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugës, në asnjë mënyrë. Jam, kam

qenë dhe mbetem që mirëmbajtja e rrugëve t’u jepet kompanive private që kanë shumë herë më shumë mundësi”.

Ata të cilët duhet të fshihen pas shpatullave të mia si mi, se burri se bën atë kurrë, e pyes pak. Pse se vura unë atë taksën? Unë aty e kisha studimin. Ramë dakord që kjo nuk do të

ishte me tarifë, dhe nuk u vendos. Po janë të pafytyrë ata si puna jote që flet nga vendi, ata të cilët as i është dhënë kurrë dhe s’do jepej kurrë. Kjo është. Po të ishte dhënë do ishte

bërë. Asgjë nuk më pengonte mua, po u pa që nuk duhej bërë. Duhej kaluar në variantin tjetër. Taksa nuk u vu dhe nuk do vendosej. Taksa nuk u vu sepse është arterie e kombit, jo

vetëm e Shqipërisë, është dhe e Kosovës, dhe ky është për çdo shqiptar”, tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...