Nusja që helmoi vjehrrën me fostoksinë, Marjana Cmeta ka dalë sot para Gjykatës së Apelit në Tiranë.

21-vjeçarja akuzohet se i ka hedhur fostoksinë në lëng vjehrrës Lirije Lami, ndërsa i ka treguar për krimin hoxhës  Hysen Shehu.

Marjana Cmeta është lënë në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet, ndërsa hoxha Hysen Shehu, vjehrri i nuses, dhe kushëriri i tij të cilët akuzoheshin

për moskallëzim krimi janë liruar nga burgu.

Gjykata e Apelit ka vendosur edhe për hoxhën i cili ka marrë masën detyrim paraqitje.

Krimi ka ndodhur një vit më parë, por nusja u arrestua vetëm para pak javësh pas

këmbënguljeve të shumta të djalit të viktimës, i cili kishte në dorë videon ku hoxha kishte regjistruar rrëfimin e nuses së re.

Tashmë Marjana Cmeta do të qëndrojë në burg deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, ndërsa jashtë ka lënë foshnjën e saj disa muajshe, së cilës

Oltjon Lami, pra djali i viktimës, nuk i ka dhënë ende atësinë.