Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Burrelit.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’ përballë shkollës “31 korriku” dhe ka krijuar panik tek banorët.

Nga shpërthimi janë dëmtuar dyert dhe xhamat e disa objekteve përreth.

Paraprakisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

/Foto nga Dritan Kurti për ShkodraWeb/