Në një mbledhje emergjente gjatë dytës së sotme, Këshilli i Ministrave vendosi një rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2018,

ndërmjet ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrisë së Mbrojtjes, për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.

Në bazë të këtij vendimi qeveria vendosi:

1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2018 bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:

a) Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin buxhetor 04250

“Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, artikulli 606, “Transfertë në buxhetet familjare”),

zëri “Shpenzime korente”, i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh.

b) Ministrisë së Mbrojtjes, në programin buxhetor 02150 “Mbështetja e luftimit”, i shtohet fondi i përmendur në shkronjën “a”, të kësaj pike, për t’u përdorur për

sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.

2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.