Ikën me azil në Gjermani, familja shqiptare ëndërron të kthehet edhe njëherë

Shqiptarët që emigrojnë dhe kërkojnë azil në Francë e Gjermani janë të shumtë, por historia e familjes Greva nuk përfundoi ashtu siç ata e kishin ëndërruar.

Tre vite më parë 6 anëtarët e kësaj familje udhëtuan për 40 orë në kushte të vështira deri sa u sistemuan në një shtëpi të shërbimit social.

Ata banonin më parë në “Misto Mame”, Tiranë dhe dy vajzat e vogla vazhdonin shkollën 9-vjeçare.

Kryefamiljari Genci Greva ishte oficer policie por në 2015 mbeti papunë, kështu ai u detyrua që së bashku me gruan dhe katër fëmijët të merrnin rrugën e vështirë të emigrimit.

Dy vajzat e mitura Asja dhe Naisa tregojnë për TCH:

Kur prindërit na treguan që do të iknim në Gjermani  u mërzitëm shumë. Janë momente që nuk duam t’i kujtojmë me thënë të drejtën.

Kur shkuam në kamp, ndiheshim ashtu si ishim, të huaj. Atje zumë shumë shoqe të reja dhe stafi i mësuesve ishte shumë mikpritës.

Kemi ende kontakte me shoqërinë që krijuam atje. Na pëlqeu edukata, respekti për njëri-tjetrin, ngrohtësia dhe mikpritja e tyre.”

Pas dy muajsh në kamp familja u stregua në një shtëpi nga shërbimi social në Altena, afër Dortmundit.

Genci ka treguar:

Kemi ndenjur gati dy muaj në kamp që ishte një pjesë shumë e vështirë, pasi duhet të ndanim hapësirën e vogël me njerëz që nuk i njihnim,

nga vende të ndryshme të botës. Dëshira për të jetuar, më dha forcë të bëja çfarëdo lloj pune.

Unë nuk kisha zanat, megjithatë nisa të pastroja fasada ndërtesash, madje bëra dhe një kurs profesional. Ndërsa gruaja bënte praktikë në një azil.

Paralelisht mësonim gjermanisht. Punët po shkonin mirë, derisa një ditë në katër të mëngjesit trokiti dera.

Erdhi policia në shtëpi dhe më tha se ti ke të drejtë të qëndrosh në Gjermani, ndërsa familja juaj duhet të largohet.”

Tani familja është rikthyer në Tiranë, mirëpo vazhdojnë të jetojnë me ëndrrën për t’u kthyer në Gjermani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...