Tre pjesëtarë të një familje janë asfiksuar një ditë më parë në zonën e Torre del Moro në Itali, pas një problemi që patën me kaldajën e ngrohjes.

Sipas mediave italiane, tre shqiptarët e moshave 50, 53 dhe 74 vjeç u dërguan në gjendje të rëndë shëndetësore me

helikopter drejt spitalit në Bufalini, ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga zbardhja e rrethanave të ngjarjes, kaldaja duket se ka keqfunksionuar çka ka bërë që të ketë shkarkim të monoksidit të karbonit,

ndërsa zjarrëfiksit kanë konstatuar prani të konsiderueshme të gazit toksik në vendngjarje.