Është zbuluar identiteti i vajzës që u aksidentua pasditen e sotme në zonën hekurudhore të Rrashbullit në Durrës.

Ajo quhet Nikita Rama dhe si pasojë e përplasjes nga treni i linjës Tiranë-Durrës

ka humbur një gjymtyrë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Durrësit.

Ky nuk është aksidenti i parë që ndodh në këtë zonë,

pasi vetëm dy muaj më parë po në këtë pjesë të hekurudhës humbi jetën një i moshuar si pasojë e përplasjes nga treni.