Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës” ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 kilometra në veri-perëndim të qytetit të

Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura, të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura.

Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e

Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 kilometra. Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës; madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare, pas luginës së

Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

Na ndiqni në këtë reportazh prej 10 minutash, të zbuloni të papriturat dhe mrekullitë e kësaj

Lugine të realizuara ekskluzivisht për Konica.al nga Edmond Prifti. Ndiqeni deri në fund, ku nuk

mungojnë detajet se si mund të arrini në një nga majat e këtyre alpeve, apo të fshehtat “pas kamerës” që do t’iu bëjnë të qeshni me lot…