Operacione plastike për të ndryshuar portretin, ja metodat që përdornin falsifikatorët shqiptarë me emigrantët

Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda lidhur me falsifikimin e dokumentave dhe trafikimin e të shqiptarëve drejt SHBA-së, Kanadasë e Anglisë kanë ka nxjerrë në dritë të tjera metoda të sofistikuara të përdorura për të mbërritur qëllimin.

Nga hetimi është zbuluar të paktën një rast, ku personi që do të udhëtonte i është nënshtruar një ndërhyreje estetike për të ndryshuar pamjen e jashtme.

Sipas dosjes së siguruar nga ABC News, shqiptari me emrin Izmir do të udhëtonte me pasaportën e tij në një shtet të Europës dhe në të njëjtin avion do të gjendej dhe një shtetas bullgar, i ngjashëm me të.

Për realizimin e këtij plani është angazhuar Luan Qyrku, aktualisht i arrestuar dhe një person tjetër. Të tre ata kanë udhëtuar me një mjet me targa shqiptare drejt Bullgarisë.

Sipas Prokurorisë, në këtë shtet, Izmiri është dërguar në një institut estetik me qëllim që t’i rregullonin dhe ndryshonin pamjen e jashtme, për të qenë sa më i ngjashëm me personin të cilit do t’i merrej pasaporta, për të lëvizur.

Megaoperacioni që çoi në pranga 39 persona të dyshuar si pjesë e një rrejti trafiku klandestinësh drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Aglisë u finalizua në 17 mars.

Sipas Prokurorisë, kalimi bëhej përmes dokumenteve false, kundrejt pagesave që shkonin nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...