Lufta e Koplikut (1920) ishte luftë kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave në krahinën e Shkodrës. Kjo ndërhyrje synonte të shkëpuste një pjesë tjetër nga trualli shqiptar dhe ta detyronte qeverinë shqiptare të ndiqte një politikë projugosllave.

Nga 26 korriku e deri më 21 gusht, forcat jugosllave pushtuan disa zona në malësitë e Shkodrës dhe arritën në Koplik. Nga kundërgoditja e forcave shqiptare agresorët u detyruan të tërhiqen në kufirin 1913-ës.

Më 21 gusht forcat jugosllave shpërthyen sulm të ri dhe pushtuan Kelmendin, Kastratin, Shkrelin e KoplikunPër të përballuar përparimin e ushtrive serbe, u mboldhën dhe u rreshtuan në front mbi 3000 luftëtarë shqiptarë të ardhur nga Shkodra dhe krahinat përreth.

Një fuqi vullnetare prej 400 vetash qëndroi në bregun e Runës për t’iu kundërvënë një sulmi të mundshëm jugosllav në këtë drejtim. Përballë qëndresës së vendosur të forcave shqiptare

dhe e papërkrahur në arenën ndërkombëtare, më 14 shkurt 1921 qeveria jugosllave u detyrua të tërhiqte trupat e saj nga Malësia e Shkodrës dhe zbrazi Kastratin, duke lënë pas fshatra të djegura.

.Shtëpitë dhe lagjet e djegura nga ushtria jugosllave. Kel Marubi / 1920

 

Shtëpitë dhe lagjet e djegura nga ushtria jugosllave. Kel Marubi / 1920.

 

Organizata “Gruaja Shqiptare” në Luftën e Koplikut. Marie Çoba (1875-1954): Veprimtare e lëvizjes për emancipimin e gruas. Më 1920 me nismën e saj u themelua në Shkodër, Komiteti “Gruaja Shqiptare”, ku bënin pjesë gra të besimeve fetare katolike e myslimane dhe që kishte për qëllim të ndihmonte forcat shqiptare që luftonin për mbrojtjen e Shkodrës nga afresioni jugosllav. Komiteti ndihmoi në grumbullimin e ndihmave dhe trajtimin e të plagosurve. Më 1920-1921 botoi revistën “Gruaja Shqiptare”, që trajtonte problemet e gruas. Kel Marubi / 1920.

 

Lufta e Koplikut. Çeta e Kel Marubit. Kel Marubi / 1920.

 

 

Simon Rranxi me çiklistët korrierë në shërbim për në Luftën e Koplikut. Kel Marubi / 1920.

 

Armët e zëna serbëve nga luftëtarët shqiptarë në Luftën e Koplikut. Kel Marubi / 1920