Era e fortë ka rrëzuar një trajler në supertsradën Lezhë-Milot,

ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk mori lëndime.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Trajleri me targa maqedonese po lëvizte në drejtim të

Milotit dhe si pasojë e erës është rrëzuar dhe përmbysur në anë të rrugës.

Në momentin e ngjarjes mësohet se trajleri ka qenë pa ngarkesë,

çka ka ndikuar në rrëzimin e tij nga era e fortë.