Shkodra ne alarm. Teksa situata pritet te përkeqësohet, Drejtoria e Rezervave te Shtetit ka dërguar 100 krevate dhe 20 çadra evakuimi

Ne godinën ku po magazinohen materialet ka mbërritur kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e cila pranoi se situata sipas parashikimeve do njoh perkeqesim ndaj po merren masa për çdo situate te agravuar te pritshme.

Ajo tha se bashkia ka gati ambjentet akomiduese per banoret e zonave te permbytura.

E pyetur mbi sulmet ne distance nga ministri shkodran Ditmir Bushati,

Ademi tha se ajo nuk ka kohe per sulme politike pasi prej 2 javesh eshte ne emergjence.

E pyetur lidhur me një zgjidhje definitive te permbytjeve qe kercenojne Ahkodren,

Ademi tha se ka thuajse 4 vite qe dërgon projekte ne ministrite e linjes dhe asnje projekt me kete fokus nuk eshte miratuar