TË JETOSH NË BARAKË

Në një barakë pothuajse të rrënuar , rrethuar me llamarine, mes mykut dhe lagështirës në cdo cep. Kështu jeton 81-vjecari Gjergj Kulla nga fshati Bleran pjesë e njësisë administrative Rrethina.

Pamje tronditëse të shfaqen sapo të hysh në oborrin e shtëpisë. Gjergji jeton i vetëm pasi gruaja i ndërroi jetë disa vite më parë për shkak të sëmundjes që i erdhi sic tregon Gjergji nga kushtet e rënduara ku jetonin.

I vetmi që i bën shoqëri është qeni i tij besnik i cili bashkëjeton sëbashku me të moshuarin.Në pamje të parë kjo barakë të lë përshtypjen se në të nuk mund të jetojë njeri.Kushtet në brendësi të barakës janë skandaloze.

Një shporet, pak ujë dhe dy tri pjata të boshatisura të vendosura në një dhomë e cila cuditërisht ende ka mbetur pa u shembur.Gjergji tregon për kushtet e vështira teksa apelon për ndihmë

Gjergji ka kërkuar disa herë ndihmë edhe nga njësia administrative por që deri në këtom momente askush nuk i ka ardhur në ndihmë përvec fqinjëve apo kishës që i është gjendur pranë shpeshherë.Tani kjo barakë e cila nuk i plotëson kushtet për jetesë, është bërë shtëpia e tij.

E ndërsa largohemi lëmë pas dëshmërimin e 81 vjecarit i cili sapo cel dita dhe i troket dera e hap atë me shpresën se dikush do ta ndihmojë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...