Tashmë është bërë fakt i njohur që deputeti i Qarkut të Shkodrës, z. Tom Doshi, është duke i qëndruar shumë afër Vllaznisë.

Kuptohet jo fizikisht sepse nuk njihet për ndonjë simpatizant i madh i futbollit, por nga ana financiare.

Megjithatë duke parë momentin e vështirë që po kalon skuadra shkodrane,

ka vendosur t’i qëndroj afër financiarisht.

Ka premtuar që për çdo fitore të skuadrës deri në fund të kampionatit,

të akordojë një premio prej 5 mijë eurosh për çdo fitore.

Madje, edhe për sfidën ndaj Partizanit e cila u mbyll në barazim, mësohet ta ketë lënë në fuqi këtë shpërblim.

Por ajo çfarë deputeti Doshi ka bërë në pragndeshjen me Kukësin, duket vërtetë fantastike.

Duke e konsideruar një sfidë shumë të vështirë, ka dashur t’i motivojë edhe më shumë futbollistët e Vllaznisë dhe për këtë arsye, ka vendosur ta dyfishojë shpërblimin.

Që do të thotë se në rast fitoreje, ekipi shkodran do të shpërblehet me plot 10 mijë euro.

Një gjë e tillë bëhet e ditur nga burime pranë skuadrës kuqeblu.

Edhe vetë trajneri Gjoka një javë më parë e falenderoi deputetin Doshi për këtë gjest me të cilin tregoi se Vllaznia nuk është më vetëm.

10 mijë eurot e vendosura për fitoren nesër në Kukës do të jenë një motiv më shumë që futbollistët në fushë të japin maksimumin për të fituar.

Edhe sepse me atë trepikësh, skuadra do të përmirësonte shumë gjëra në tabelën e renditjes.

© shkodrasport.com