Zidane komenton shortin: Do të kisha dashur ta shmangia Juventusin…

Zinedine Zidane vlerësoi shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, që solli një konfrontim të të tijve me Juventusin, një ekip që francezi e njeh shumë mirë, sepse ka një të kaluar të artë me bardhezinjtë italianë. “E shoh një ballafaqim të fortë, ashtu si vitin e kaluar. Juventusi është një ekip konkurrues.

Do të jetë e vështirë. Shanset janë 50% me 50%. Ne do të shohim pas ndeshjes së parë. Juventusi ishte një klub i rëndësishëm për karrierën time. Do të kisha dashur ta shmangia Juven, por shorti na ka çuar atje. Do të përqëndrohem në këtë përballje dhe do të lë anash atë që kam jetuar atje”, – tha Zidane.

Francezi foli për shortin dhe fatin, që njerëzit thonë se Real Madridi ka nga goglat, të paktën deri në çerekfinale të Champions-it. “Nuk kam menduar kurrë për gogla të nxehta apo të ftohta. As para, as tani. Por, në këtë pikë, në Ligën e Kampionëve, të gjithë rivalët janë të fortë”, – tha trajneri i Real Madridit.

Zidane është pyetur edhe mbi aspekte të tjera, që kanë të bëjnë me “Los Blancos” e të tjera: “Real Madridi nuk heq dorë nga Neymar?

Gjithkush mund të thotë çfarë do. Eshtë një futbollist shumë i mirë, por nuk është e yni. Si trajner duhet të flas vetëm për lojtarët e mi. Bale i trishtuar? Jo,jo, ai është një lojtar,

që mund të jetë ndryshe, por jo i trishtuar. Ai është i lumtur të jetë me ne, në këtë klub, është i rëndësishëm në këtë skuadër.

Angazhimi i lojtarëve me kombëtaret e tyre? Ka shumë që largohen nga skuadra për miqësoret e këtij muaji, por nuk mund të them asgjë. Ata përfaqësojnë vendin e tyre dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kalendari është i tillë.

Nuk e di nëse është i drejtë, por duhet respektuar. Do të doja që të gjithë lojtarët të ktheheshin shëndoshë e mirë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...