Një tjetër skandal ka ndodhur në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Është trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, që akuzon drejtpërdrejt administratorin e Korabit,

Femi Mëziu, se ka kërcënuar me jetë kapitenin e skuadrës së tij, Enes Isufi. Në takimin që Korabi vendas luajti me Vllazninë B, në fund ishin dibranët ata që fituan me shifrat 1-0.

Trajneri shprehet: Administratori Femi Mëziu na ka kërcënuar.

Lojtarëve i thoshte se do i fus plumbin. Një turp për atë person.

Hynte në fushën e lojës sa herë të donte, gjithashtu i bënte presion edhe gjyqtarëve.

Do ta kallëzojmë në polici.”