Mes lotësh takon foshnjën 6 muajshe/ Nusja që vrau vjehrrën në gjendje të ngarkuar psikologjike

552

Një gjendje të rënduar psikologjike Marjana Cmeta, nusja që gati një vit më parë helmoi me fostoksinë vjehrrën është transferuar në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet.

Nënë e një vajze 6 muajshe, ajo ka takuar sot foshënjn e saj, siç bën me dije gazetarja Klodjana Lala për “BalkanWeb”. Kanë qenë prindërit e Marjanës ata që aktualisht po qëndrojnë me foshnjën dhe që sot ja kanë çuar nënës së saj për ta takuar.

Sipas gazetares Lala, që citon burime pranë burgut 21-vjeçarja është në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka shpërthyer në lot në momentin e takimit me të bijën.

Ajo e ka marrë në krahët e saj foshnjën, e ka puthur përqafuar e ushqyer me gji, por pas 1 ore ato të dyja janë ndarë.

Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë foshnjes dhe është i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë.

Teksa ndodhej në qeli, punonjësit e burgut i kanë sqaruar se ligji e lejonte të rriste foshnjën brenda këtyre ambienteve, por Marjana është shfaqur e pavendosur. Ajo ka kërkuar kohë, e ia ka besuar të voglën prindërve.

Të njëjtat burime, thonë se e reja nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje.

Për momentin ajo ka kërkuar vetëm një kartë telefoni që të mund të pyesë për të bijën.

Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja

shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendosi ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

Lexo edhe:   Një vend i jashtëzakonshëm në Veri të Shqipërisë