Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në fshatin Gumenice te Vlores ku Dilaver Veshaj qëlloi për vdekjen kushëririn e tij Arben Veshaj.
Sipas të afërmve të familjes Veshaj, dëshmitar i ngjarjes ka qenë fëmija 7-vjeçar i Arbenit, i cili ka kaluar në gjendje shoku, teksa ka parë të atin të masakruar.

Viktima ishte duke kaluar së bashku me djalin e tij pranë stanit të 40-vjecarit, kur i janë sulur qentë, që viktima i ka qëlluar me gurë për t’i trembur.

Në ketë moment 40-vjeçari ka dalë duke qëlluar fillimisht me pistoletë, plot katër herë në drejtim rë viktimës, ndërsa më pas e ka qëlluar tre herë edhe me sëpate në kokë.

Xhaxhai i viktimës Sotir Veshaj tregon gjithçka di mbi ngjarjen. Ai pohon se është lajmëruar nga djali i viktimës i cili ka shkuar pranë tyre në gjendje të rënduar psikologjike.

Sotir Veshja tregon se autori dhe viktima nuk kane pasur probleme me njeri-tjetrin, ndërsa apelon për drejtësi.