Video/ Momenti kur shqiptarët e maskuar grabisin karburantin

473

Shtatë shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e së mërkurës nga policia italiane, të identifikuar si autorë në të paktën 29 grabitje të kryera në zonën e Lombardisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarët janë të moshave 22-26 vjeç, ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Për anëtarët e bandës kishte urdhër arreste të nxjerra nga Prokuoria e Milanos, ndërsa është publikuar nga vetë policia edhe një video e filmuar nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjes së një pike karburanti.

Ky grup kishte arritur të grabiste ndër të tjera të paktën 15 pika të ndryshme karburanti dhe 2 vila. / Opinion.al

 

Lexo edhe:   Ishte në kërkim prej disa muajsh. Policia prangos Fjolla Morinën në Prishtinë (video)