Më datë 12.03.2018, ora 08.30, njoftohemi nga Spitali Rajonal Kukës, se në orët e para të mëngjesit, në maternitetin e Kukësit,
gjatë lindjes ka gjetur vdekjen shtetësja N.P., rreth 42 vjeçe, banuese në Kukës, së bashku me foshnjen.
Shtetësja N.P., së bashku me foshnjen, ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit.
Ekspertët mjeko-ligjore të ardhur nga Tirana si dhe grupi hetimor, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.