Vllaznia nuk kërkon të ndalet, kundër Partizanit të mërkurën për të prishur mallkimin

450

Vllaznia mori një barazim shumë të vlefshëm në shifrat 0-0 kundër Kamzës ditën e djeshme.

Ky rezultat u vlerësua akoma edhe më tepër pas humbjes që pësoi Teuta në Kukës 3-2, një humbje që bën që diferenca me durrsakët të jetë 4 pikë dhe shkodranët të jenë disi më të qetë.

Por te Vllaznia nuk ka kohë për eufori pasi një luks të tillë nuk ta lejon as kalendari i Supeligës.

Ditën e sotme lojtarët do jenë pushim ndërsa puna do nisë nesër për ndeshjen e mesjavës kundër Partizanit.

Në Shkodër të mërkurën do shkojnë të kuqtë që vijnë pas një fitoreje 3-0 kundër Luftëtarit.

Në sezonet e fundit ky ka qenë një ndër duelet më të bukura të futbollit tonë ku madje 2 herë mund të themi se Partizani ka humbur titullin për shkak të ndalesave që pësonte në Shkodër.

Por këtë sezon të kuqtë kanë fituar të dy takimet e mëparshme kundër shkodranëve.

1-0 në Shkodër në fazën e parë ku vendoste një gol i Basrak dhe 3-1 në Tiranë në fazën e dytë ku shënonin Ibrahimi, Progni dhe Bardhi ndërsa për shkodranët gjente rrjetën Çinari.

Vllaznia kërkon që të prishë këtë trend ditën e mërkurë dhe të marr një rezultat pozitiv përballë 15 herë kampionëve të Shqipërisë./newsport/

Lexo edhe:   31 maji, një natë sa 1000 muaj. Çfarë duhet të bëni Natën e Kadrit?