Po vdes nanë, sot po vdes

Kushtuar vajzës Mirditore, mësueses Marie Tuçi,(1928-1950) të cilën regjimi Enverian e torturoi në mënyrën më makabre, duke e mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër.

Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës së egërsuar, por njëkohësisht, ajo goditej me mjete të forta nga hetuesat e gardianët e burgut, në prani të grave të tjera të burgosura.

Pse? Sepse mendonte ndryshe. Vdiq e masakruar nga shqipfolësit e një ideali pa ideal…

Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun,sot po vdes

më kan futur,në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kan mbyll ,në thes linace

N’burg të Shkodrës,po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’ e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë!

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’thes

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata

më kan ça, bark e zorrë

hajde nan, e ver’ një dorë!

Mbaju nan’, mbaju burrneshë

më sill teshat, e m’vish murgeshë

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kan mposht, tash ndër vite

as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista!

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill, një palë ndresa

njëzet e dy, sapo kam mbush

nuk du’ nan’, me m’qa kurkush

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu, të vdes e lirë

më sill ndresat, po të pres

po vdes nanë, sot po vdes

Nga Meti Fidani

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...