Shkodër

Tentojnë të kalojnë shtetas të huaj jashtë kufirit të Shqipërisë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Me datë 10.03.2018 nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në D. V. P.

Shkodër në bazë të informacione të marra në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Aldo Ukaj , 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër

Alfonc Capi , 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. G, 24 vjeç, banues në Tiranë,

Arrestimi i shtetasit Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë –

Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia me targë AA 784 JO, 5 shtetas të huaj Sirian për në Malin e Zi.

Shtetasi Alfonc Capi u arrestua pasi në rrugën Lezhë – Shkodër tek ura Baçallekut në bashkëpunim me shtetasin G. G, u kap duke transportuar shtetas të huaj Sirian për në Mal i Zi ,

ku Alfonc Capi me mjetin tip Renault me targë AA 897

KU kishte 4 shtetas Sirian, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur

edhe 6 shtetas Sirian të së njejtës familje me 4 të tjerët të cilët i ka zbritur nga mjeti, shtetasi G. G. dhe është larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Dhenie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 të Kodit Penal.

10:32