Ndeshja e sotme në Kamëz konsiderohet shumë e rëndësishme dhe pse jo edhe vendimtare për ecurinë e mëtejshme në kampionat.

Tek Vllaznia e dinë mjaft mirë këtë gjë dhe për këtë arsye, po punojnë për ta kaluar me sukses atë.

Tashmë edhe stafi teknik e ka gjithçka të qartë për mënyrën si do të luajë skuadra dhe po ashtu edhe formacionin që do të hedhë në fushë.

Trajneri Gjoka duket se tashmë nuk ka më asnjë dilemë sepse e ka të qartë 11-shen që do ta nisë nga minuta e parë këtë takim.

Në portë padiskutim që do jetë sërish Sherri i cili po bën paraqitje shumë të mira.

Në mbrojtjtje kthehet Malota që bashkë me Berishën do formojnë dyshen e qendrës ndërkohë që Gocaj e Mersini do të luajnë në krahë.

Sakaq Orelesi do jetë në mesfushë këtë herë bashkë me Krymi ndërkohë që në këtë repart do të jenë edhe Lika e Çinari.

Para tyre do luajë Vucaj që do të jetë në mbështetje të Sukajt në majë të sulmit.

Me këtë 11-she, Vllaznia do të kërkojë suksesin edhe sot.

www.shkodrasport.com